|
Presidenti Sejdiu dekretoi tė ngarkuarit me punė nė misionet diplomatike |
|
|
|
Tuesday, 02 September 2008 |
|
Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretet e presidentit të Republikës së Kosovës për themelimin e Misioneve Diplomatike në nivel ambasade, presidenti Fatmir Sejdiu ka dekretuar të martën të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike.
Dekretimi i presidentit vjen pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e të ngarkuarve me punë. Në vendim të presidentit Sejdiu thuhet: “Miratohet Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/32, i datës 28.08.2008, për të emëruar këta të ngarkuar me punë (charge d’affaires ad interim)”: 1. Washington – Avni Spahiu 2. Londër – Muhamet Hamiti 3. Paris – Muhamedin Kullashi 4. Berlin – Vilson Mirdita 5. Romë – Albert Prenkaj 6. Bruksel – Ilir Dugolli 7. Ankara – Bekim Sejdiu 8. Vjenë – Sabri Kiqmari 9. Bern – Naim Mala 10. Tiranë – Gazmend Pula Po ashtu në vendimin e presidentit udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij Vendimi, ndërsa ai hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. /Telegrafi/
|