|
Primakov: Shpėrngulja e serbėve drejt veriut, pastaj ndarja e Kosovės |
|
|
|
Wednesday, 26 March 2008 |
|
Ish-kryeministri rus, Yevgeny Primakov, ka deklaruar se serbët nga pjesët jugore të Kosovës duhet të shpërngulen drejt pjesës veriore të saj, dhe më pastaj të bashkohen me Serbinë.
"Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që serbët nga pjesët jugore të Kosovës të shpërngulën në pjesën veriore të saj - më afër Serbisë - dhe më pastaj të bashkohen me Serbinë”, ka thënë ai. “Jam i vetëdijshëm se disa njerëz mund t’më kritikojnë pse them se serbët duhet të shpërngulën nga pjesa qendrore e Kosovës, mirëpo kjo është rrugëdalja e vetme nga kjo situatë”, ka vlerësuar Primakov në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”. Primakov ka vlerësuar po ashtu se shqiptarët janë të fortë dhe se mbështeten tek prania e NATO-s në Kosovës. "Megjithatë, mendoj se edhe ata do të detyrohen të kërkojnë një modus vivendi. Nëse atje çdoherë do të ketë përleshje, forcat e NATO-s nuk do të qëndrojnë përgjithmonë, prandaj edhe ata do të detyrohen të kërkojnë daljen nga kjo situatë”, ka thënë ish-kryeministri rus, tash kryetar i Dhomës së Tregtisë së Rusisë, Yevgeny Primakov. /Telegrafi/
|