Prokuroria urdheroi sekuestro, pallatet e Delijorgjit ne ndertim e siper Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 26 March 2008
Te kontaktuar nga “News24” pergjegjesit teknik te ndertimit te apartamenteve prane ish-Uzines Enver, thone se puna aty nuk eshte ndalur per asnje moment c’ka nenkupton se nuk ka zbatim te urdherit te sekuestros per keto apartamente.

 

Ne rrugen e Kavajes pikerisht prane ish-Uzines Enver jane ne ndertim e siper edhe tre pallate me investitor Planet Contsruction Albania, ne pronesi te Mihal Delijorgjit. Edhe ne keto apartamente puna vazhdon normalisht. Punetoret si cdo dite tjeter kryejne detyrat e tyre, a thua sikur prokuroria te mos kete nxjerre asnje urdher sekuestro per gjithe pronat  e Delijorgjit tashme I arrestuar si nje nga pergjegjesit per tragjedine e ndodhur ne Gerdec.

Aty jo vetem qe puna vazhdon normalisht por pallatet nuk kane asnje shenje karakterisitike qe ne raste te tilla eshte nje shirit I Policise Tatimore qe te tregoje pikerisht se urdheri I dale nga Prokuroria e Pergjithshme eshte duke u zbatuar. Madje te kontaktuar nga “News24” pergjegjesit teknik te ndertimit te apartamenteve thone se puna aty nuk eshte ndalur per asnje moment c’ka nenkupton se nuk ka zbatim te urdherit te sekuestros per keto apartamente.

“News24” ne fshehtesi ka arritur te kontaktoje me punetore dhe pergjegjesen e shitjes se firmes se ndertimit ne pronesi te Mihal Delijorgjit. Sipas zonjes qe ndodhej ne kete zyre, ka vetem nje vendim nga kompania dhe qe kosiston ne bllokimin e cdo veprimi per shitje te tjera apartamentesh per nje periudhe 1 javore. Ajo siguron madje se nuk do te kete asnje problem me drjetesine per keto pallate pasi pretendohet se ato I jane shitur qytetareve me dokumenta te rregullta. Urdher sekuestro madje nuk ka as per apartamentet qe jane ende ta pashitura ne secilin prej ketyre pallateve. Mihal Delijorgji u arrestua vetem 3 dite pas tragjedise se shperthimit ne Gerdec  ngjarje e cila shkaktoi 24 viktima dhe afersisht 300 te plagosur.
(Klara Dervishi/ News24)

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 0.50596 Seconds