| Qeveria gjermane kundėr zgjedhjeve komunale serbe nė Kosovė |
|
|
| Thursday, 08 May 2008 | |||||||
|
Qeveria gjermane i ka raportuar të mërkurën komisionit të jashtëm të Bundestagut për bazën juridike të zgjedhjeve serbe në Kosovë. Deputetja socialdemokrate Uta Zapf tha se Qeveria gjermane është e mendimit se serbët kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare, sepse ata kanë nënshtetësinë serbe, por jo në zgjedhjet komunale.
Një gjë e tillë, sipas saj, do të ishte shkelje e rezolutës 1244. "Serbët i kanë bojkotuar zgjedhjet e fundit komunale në Kosovë, kështu që nuk mund t'i zgjedhin tani përfaqësuesit e tyre, në të njëjtin moment si në Serbi. Kjo është një shkelje e hapur e 1244", tha deputetja Zapf.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




