Rasmussen: Zhvillimi ekonomik, ēėshtja kyēe pėr Kosovėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 18 September 2008
Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, ndërsa zhvillimi i saj ekonomik është çështje kyçe, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, Anders Fogh Rasmussen, kryeministër i Danimarkës, gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu.

 

“Unë konsideroj se zhvillimi ekonomik është çështja kyçe për Kosovën. Duhet të bëjmë çmos për hapjen e vendeve të punës dhe zvogëlimin e papunësisë në Kosovë”, ka vlerësuar Rasmussen duke premtuar ndihmën e Danimarkës në këtë drejtim.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjen për nismën e Serbisë për të kërkuar mendim mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Rasmussen theksoi se, “njohja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.:

“Në parim Danimarka e përkrah që të bëhet një përfundim paqësor i problemeve të pazgjidhura dhe për këtë arsye ne do të themi që çdo vend ka të drejtë të bëjë një kërkesë të tillë. Sidoqoftë, më duhet të them që njohja jonë e Kosovës nuk do të ndikohet në çfarëdo aspekti nga kjo edhe nëse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendos të miratojë këtë kërkesë. Sipas mendimit tonë njohja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, pohoi ai.

Ndërkaq presidenti Fatmir Sejdiu duke shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për respektimin e zotimit për projektin e Ahtisaarit, ripërsëriti synimin e Kosovës që në të ardhmen të jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38832 Seconds