|
Rehn: BE s'ėshtė kundėr zgjedhjeve serbe nė Kosovė |
|
|
|
Saturday, 29 March 2008 |
|
Komesioneri evropian për Zgjerim, Olli Rehn, ka paralajmëruar se BE do të lejojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të caktuara për 11 maj. Një paralajmërim të këtillë Rehn e ka bërë të premten në Bërdo të Sllovenisë ku po zhvillohet takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ku një ndër temat kryesore është Ballkani Perëndimor.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse BE do të lejojë një gjë të këtillë, Rehn bëri krahasim mes serbëve të Kosovës dhe finlandezëve në Suedi, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Finlandë. Rehn tha se edhe propozimi i Ahtisarit parasheh mundësinë që serbët e Kosovës të kenë lidhje speciale me Serbinë. Ndërkaq duke komentuar deklaratën e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, se politikanët serbë asnjëherë më nuk do të votohen në Kosovë, Rehn tha se është në kontakt permanent me kryeministrin Thaçi dhe se do të rekomandojë që të mos i bëhen obstruksione këtij procesi. /lajmpress/
|