|
Rice: Statusi ėshtė pavarėsia, legjitimiteti i panevojshėm |
|
|
|
Tuesday, 23 September 2008 |
|
Çështja e statusit të Kosovës tashmë ka përfunduar dhe rikthimi i saj në tryezat e bisedimeve të çfarëdo niveli është i panevojshëm. Kështu ka vlerësuar të hënën sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, gjatë takimit që ka pasur me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Rice dhe Moon kanë biseduar për Kosovën, në kontekst të nismës serbe në Kombet e Bashkuara, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në hagë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky qëndrim i Ricet është shprehur edhe nga përfaqësuesi i SHBA-ve në Komitetin e Përgjithshëm me rastin e shqyrtimit të kërkesës së Serbisë. Po ky qëndrim pritet të shprehet edhe gjatë sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur do të jenë në rend të ditës kërkesa e Serbisë. Ban Ki-Moon do të përgatisë një raport të ri për Kosovën deri në fund të këtij muaji, të cilin më pas, në tetor, do ta diskutojë Këshilli i Sigurimit. Pritet që raporti i sekretarit Ki-Moon të përfundojë para se të deklarohet asambleja e Përgjithshme e OKB-së për nismën e Serbisë. /Lajm/Telegrafi/
|