Rice: Tė sigurohemi se s'ka pėrpjekje pėr ndarjen e Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 02 May 2008
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se synon të shmangë çdo lëvizje drejt ndarjes së Kosovës, pas pavarësisë së saj më 17 shkurt të këtij viti. "Ne duam të sigurojmë se nuk ekzistojnë përpjekje për ndarjen e Kosovës", tha Rice.

 

 

"Ajo çfarë nuk mund të lejojmë është që të ketë ndonjë rrëshqitje në raport me integritetin territorial të Kosovës", ka thënë Rice, derisa udhëtonte për në Londër për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit. Në takim nuk është ftuar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rice, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të diskutojë edhe për mundësitë që të ndihmohet tranzicioni në Kosovë.

"Ne do të shikojmë në atë se si të lëvizet përpara më shpejt, në vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian", ka deklaruar Rice. "Ne duam të sigurojmë se nuk ekzistojnë përpjekje për ndarjen e Kosovës", tha ajo, duke nënvizuar se "Kosova tani është shtet i pavarur, i njohur nga të gjitha vendet, të cilat do të marrin pjesë në takimin e Londrës".

Ajo tha se që prej shpalljes së pavarësisë, kosovarët kanë reaguar në mënyrë të përmbajtur dhe të përgjegjshme. Megjithatë, Rice ka pranuar se situata është pak e turbullt dhe se askush nuk ka pritur që të mos jetë e tillë.

Duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bisedimet me Rusinë mbi Kosovën, Rice tha se "do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që, përkundër dallimeve tona mbi Kosovën, të mos nxisim në çfarëdo mënyre ndonjë konflikt".

Ajo ka folur edhe për incidentet në veri të Kosovës, veçanërisht atë rreth gjykatave, duke e cilësuar si incident shqetësues. "Me sa e kuptoj unë, ka pasur incidente në kuadër të përpjekjeve për të dëshmuar se disa pjesë të Kosovës funksionojnë si të pavarura".

"Duhet të bëhet dallim në mes të asaj që vërtet sfidon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe asaj që mund të jetë thjesht një lloj proteste", ka thënë Rice. /Evropa e Lirë/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40951 Seconds