SHBA-tė dhe Shqipėria aranzhojnė takimet e kosovarėve nė OKB Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Friday, 19 September 2008
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, udhëtojnë sot për New York ku do të mbahet sesioni i 63-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë qëndrimit në New York, ata pritet të kenë një mori takimesh me liderë botëror, prej të cilëve do të kërkojnë mbështetje për njohjen e Kosovës – ndërkaq këto takime, sipas zyrtarëve të MPJ-së, janë aranzhuar në koordinim me përfaqësitë e përhershme të Shqipërisë dhe SHBA-ve në OKB.

 

“Agjenda është koordinuar me Shqipërinë dhe me SHBA-të. Këta na kanë ndihmuar edhe në çështje logjistike. Është punuar gjatë për këtë agjendë”, ka thënë për të përditshmen “Koha Ditore”, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se synimi i MPJ-së ka qenë që të takohen delegacione të shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe të lobohet njëkohësisht kundër rezolutës së Serbisë për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur, në të gjitha takimet pritet që të marrin pjesë së bashku presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.36714 Seconds