SHBA-tė do tė qėndrojnė vazhdimisht nė krah Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 21 September 2008
Dy personalitete amerikane, ambasadori Frank Wisner dhe kongresmeni Eliot Engel, kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i qëndrojnë vazhdimisht në krah Kosovës. Ata i bënë këto komente në një darkë të shtruar për nder të tyre nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë me zyre në New York dhe në Washington.

 

Wisner u nderua me çmimin “Duart e Shpresës” për rolin e tij që organizatorët e ceremonisë e quajtën historik drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Wisner me këtë rast ka thënë se, beson se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një përgjegjësi të posaçme për fatin e këtij vendi të ri. “SHBA duhet de do të vazhdojnë t'i qëndrojnë në krah Kosovës dhe shqiptarëve kudo në Ballkan. Zgjedhjet tona presidenciale nuk do ta ndryshojnë asnjë grimë përkushtimin tonë, i cili është i thellë dhe në interesin tonë kombëtar", tha diplomati amerikan, duke shtuar se “SHBA-të nuk do të jenë dakord me ndarjen e Kosovës”.

Kongresmeni nga New Yorku, Eliot Engel, një tjetër figurë e rëndësishme që luajti rol në sensibilizimin e Kongresit dhe të administratave të ndryshme amerikane për Kosovën, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), u nderua me "Çmimin për arritje jetësore".

Engel me këtë rast theksoi se “për amerikanët nuk ka miq më të mirë në të gjithë botën se sa shqiptarët”. Ai tha se Kosovës i mbetet shumë për të bërë, por premtoi se ai do të vazhdojë të punojë për të ndihmuar në njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe aspekte të tjera.

“Për sa kohë që do të jem anëtar i Kongresit amerikan, unë do të vazhdoj të trokas në çdo derë, për të garantuar se Shtetet e Bashkuara do t'i japin Kosovë çdo ndihmë që të kenë mundësi dhe që një ditë, Kosova, ashtu si edhe Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, theksoi ai.

Ndërkaq Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i NAAC-ut, ka vlerësuar me këtë rast se rruga e Kosovës për në strukturat ndërkombëtare vjen nga Washingtoni. “E rëndësishme sot është të ndërtohet Kosova: infrastruktura, rrugët, shkollat dhe spitalet. Ne kemi nevojë të zhvillojmë gjithë atë talent që është sot në Kosovë dhe të mos kenë nevojë këta njerëz të largohen nga Kosova. Nuk ka përse Kosova të mos bëhet shtet modern dhe të pranohet një ditë në NATO dhe ne BE. Megjithatë ne e dimë se rruga e Kosovës për në strukturat ndërkombëtare vjen nga Washingtoni”, tha Mustafaj. /VoA/Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.44449 Seconds