Sawers: I takon Ban Ki-Moonit tė vendosė pėr UNMIK-un Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 29 May 2008
Ambasadori britanik në OKB, John Sawers ka deklaruar se i takon sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuarea, Ban Ki-Moon, që të vendosë për riorganizimin e ardhshëm të misionit civil të KB-së në Kosovë, ndërsa Britania e Madhe mbështet përpjekjet për realizimin e mandatit të misionit të BE-së në Kosovë, të paraparë me Planin e Ahtisaarit.

 

 

"Nga perspektiva e KB-së, Rezoluta 1244 mbetet në fuqi dhe prezenca ndërkombëtare do të bjerë nën kornizën e gjerë juridike të rezolutës 1244. Por sa i takon prezencës së riorganizuar të KB në Kosovë, e cila do të rezultojë nga ajo, i takon sekretarit të përgjithshëm të KB-së që të vendosë", u ka thënë Sawers gazetarëve në New York.

Ai ka shtuar se Britania do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për transferimin e kompetencave nga KB në misionin e BE-së në Kosovë. /qik/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37808 Seconds