Sejdiu: Ndarja do tė ishte e dėmshme pėr vetė serbėt Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Friday, 03 October 2008
Ideja për ndarjen e Kosovës është e papranueshme nga aspekti i interesit të të gjithë qytetarëve të Kosovës, mirëpo edhe nga aspekti i interesit të qytetarëve të shteteve tjera të rajonit, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

 

Sejdiu, në një intervistë për gazetën “Danas”, ka thënë se po bëhen përpjekjet që të vendosen marrëdhëniet e mira me Serbinë, por edhe me të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Ai po ashtu ka potencuar paqëndrueshmërinë e theksuar në rajon, dhe në këtë kuptim ka shtuar se - ndarja eventuale e Kosovës do të mundësonte që një çështje e tillë të hapet edhe në Maqedoni e Mal të Zi, por edhe në shtetet ku ekziston problemi i ngjashëm, që, sipas tij, “do të ishte shkatërruese për sigurinë e gjithë rajonit”.

Duke shpjeguar pse është e papranueshme ndarja e Kosovës, Sejdiu ka thënë se, “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, të cilin e kanë njohur më shumë se 50 shtete të botës”. “Ndarja e Kosovës nuk do të paraqiste zgjidhje të problemit, por thellim të tij”, ka thënë ai.

"Ky veprim do të dëmtonte bashkësinë serbe në Kosovë, por gjithashtu do t’i hapte dyert që edhe shtetet tjera të rajonit të përpiqen që në këtë mënyrë të zgjidhin disa çështje të ngjashme, që sigurisht se do të shkaktonte jostabilitet të përmasave më të gjëra”, ka potencuar ai. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.46498 Seconds