|
Serbia pėrpiqet tė bėjė pazar me BE-nė |
|
|
|
Friday, 26 September 2008 |
|
Bashkimi Evropian duket se është joshur nga Beogradi. Autoritetet më të larta të këtij shteti i kanë premtuar BE-së se, nëse nuk bllokohet rezoluta serbe në Asamblenë e Përgjithshme, Serbia do të bashkëpunojë për shtrirjen e EULEX-it në zonat me shumicë serbe dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera.
Një zyrtar ndërkombëtar, që ka preferuar të mbetet anonim, ka deklaruar për gazetën “Express” se “ka sinjale premtuese nga Beogradi se do të jetë bashkëpunues në Kosovë pasi të kalojë mocioni në Asamblenë e Përgjithshme”. Shenja e parë që Beogradi i ka dërguar Brukselit dhe Neë Yorkut se do ta majë premtimin për bashkëpunim, sipas këtij burimi, është pajtimi për rihapjen e gjykatave në veri të Mitrovicës. Diplomatët evropianë besojnë se Kosova nuk do të dëmtohet shumë nga aprovimi i rezolutës serbe, sepse pavarësia nuk mund të zhbëhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërkaq nga ana tjetër brenda pak muajsh do të hiqnin nga rendi i ditës problemet aktuale me Beogradin për shkak të situatës në Kosovës, thekson kjo gazetë. Megjithatë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se është ne dijeni për këto lëvizje të Serbisë – por ai ka thënë se nuk beson se Serbia do të bashkëpunojë sa i përket Kosovës nëse rezoluta e saj aprovohet në Asamblenë e Përgjithshme. Ai po ashtu ka shfaqur besimin se Bashkimi Evropian e ka kuptuar se nisma serbe nuk prodhon asgjë të mirë. /Telegrafi/
|