|
Shqipėria befason pėr tė mirė |
|
|
|
Sunday, 07 September 2008 |
|
Kombëtarja shqiptare e ka ndaluar skuadrën gjigante të Suedisë në “Qemal Stafa”, pasi që ndeshja e parë kualifikuese e Kuqezinjve për Kampionatin Botëror 2010, ka përfunduar pa gola.
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka treguar lojë shumë më të më mirë gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo nuk arritën t’i konkretizojnë shanset e tyre. Sido që të jetë fitues moral të këtij takimi padyshim janë lojtarët kuqezi. Ndoshta pikërisht mënyra e lojës me të cilën ka luajtur Ari Haan, 4-5-1, me vetëm një sulmues ka bërë që loja e Shqipërisë në sulm të mos e arrijë suksesin e duhur. Është kjo pika e parë e Kombëtares shqiptare në këtë fillim të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Kjo lojë ka pasur një efekt tjetër pozitiv, pasi që mesfushori i ri Jahmir Hyka ka premtuar një lojtar të mirë të Kombëtares në të ardhmen. Nga ana tjetër lojtari më i paguar në Serie A, ylli i Interit Zlatan Ibrahimovic, nuk është parë aspak në lojë, përveç që ka plasuar një goditje të rrezikshme në pjesën e parë.
|