Sot pritet emėrimi i shefit ekzekutiv tė PTK-sė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 17 November 2008
Pas gati një vit të funksionimit me ushtrues detyre, Bordi i drejtorëve të Post Telekomit të Kosovës (PTK), gjatë një takimi të rregullt pritet të zgjedhë Kryeshefin ekzekutiv të kompanisë më profitabile në vend.

 

Burime të Telegraf-it bëjnë të ditur se dy kandidatët e mundshëm për pozitë të kryeshefit ekzekutiv të PTK-së e për të cilët ka pasë edhe mospajtime brenda Bordit të drejtorëve të PTK-së të përbërë nga partitë në pushtet, LDK dhe PDK janë, Shyqyri Haxha i cili jeton dhe punon në Angli dhe Sabahudin Ramaxhiku, ushtrues detyre i drejtorit menaxhues të PTK-së.

“Nëse çdo gjë do të jetë në rregull me bordin e drejtorëve sa i përket mospajtimeve që kanë pasur, sot pritet emërimi i Kryeshefit ekzekutiv të PTK-së dhe ai do të jetë Shqyri Haxha”, thonë burime të Telegraf-it.

Ndryshe për pozitën e Kryeshefit ekzekutiv të PTK-së kanë konkurruar 44 kandidatë, ku vetëm 10 prej tyre kanë fituar të drejtën për të vazhduar garën.

Lista e ngushtë e kandidatëve të cilët janë ftuar për intervistë nga paneli intervistues i caktuar nga Bordi i drejtorëve të PTK-së është përbërë nga Sabahudin Ramaxhiku , Shqyri Haxha, Adnan Merovci, Isak Krasniqi, Genc Rraci, Ilirian Kuka, Besnik Krasniqi, Naim Maloku, Ahmet Xhikoli, dhe Mejdi Xhokli. /Telegrafi/

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38078 Seconds