|
Takim historik nė Shtėpinė e Bardhė |
|
|
|
Monday, 21 July 2008 |
|
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, do të takojë sot në Shtëpinë e Bardhë, delegacionin e lartë të Kosovës, që përbëhet nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Pritet që në fokus të bisedimeve të jenë reformat demokratike në Kosovë dhe forcimi i marrëdhënieve të mëtejshme bilaterale në mes të dyja vendeve. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për Zërin e Amerikës - lidhur me këtë takim - është shprehur se ky është kulmimi i qëndrimit të SHBA-së ndaj Kosovës dhe ndaj qytetarëve të saj. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar vizitën në Shtëpinë e Bardhë si vizitë të suksesit dhe progresit për Kosovën dhe vulosja e këtij suksesi. Në fakt, sipas Thaçit, kjo vizitë është vlerësimi më i lartë që i bëhet udhëheqjes kosovare dhe vlerësimi që i bëhet popullit të Kosovës Të premten, delegacioni i lartë i Kosovës u takua me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice. Rice tha se takimi i saj me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi ishte moment historik. /Telegrafi/
|