Thaēi: Beogradi tė distancohet nga pėrpjekjet qė nxisin dhunė nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 07 May 2008
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se fitorja e forcave demokratike në Serbi do të ishte pozitive për stabilitetin dhe paqen në rajon. Kjo sipas kryeministrit do të shpaguante kontributin për rajonin që e kanë dhënë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

 

 

Por fitorja e forcave demokratike sipas Thaçit do të ndikoj pozitivisht edhe ne raportet ndershterore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova dhe Serbia janë dy shtete të veçanta të pavarura. Kush do jetë udhëheqës, apo kush do të zgjidhet dhe se kush do të jetë fitues i ardhshëm i zgjedhjeve në Serbi, kjo do të përcaktohet nga qytetarët e Serbisë. Por natyrisht se çdo mesazh demokratik edhe nga Beogradi, ka reflektimet e mira edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, ka reflektimin edhe për investimet të komunitetit ndërkombëtar në gjithë rajonin", tha kryeministri.

Kryeministri Thaçi nuk ka dashur të komentoj vizitën e sotme në Zubin Potok të kryeministrit serb, Voisllav Koshtunica. Por ai i ka bërë thirrje Beogradit që të distancohet nga përpjekjet që nxisin dhunë në Kosovë.

Këto komente kryeministri kosovar i ka bërë pas takimit me ministrin suedez të mbrojtjes, Sten Tolgfors, i cili ka shprehur përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën edhe në të ardhmen.

“Unë jam sot këtu për të shprehur përkrahjen time për kontingjentin suedez që vepron në kuadër të KFOR-it, si dhe për të shprehur përkushtimin e vendit tim pë të vazhduar mbështetjen për Kosovën e pavarur”, pohoi ministri suedez i Mbrojtjes. Ai tha se tani për tani, Suedia nuk ka plane, as për shtim e as për zvogëlim, të numrit të ushtarëve që shërbejnë në Kosovë. /RTK/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 0.56960 Seconds