Thaēi: Kosova, vend ideal pėr investime Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 27 June 2008
Në ditën e dytë të Forumit të Krans Montanës, kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një referencë, ku ndër të tjera ka spikatur zhvillimin ekonomik dhe potencialin që disponon Kosova."Kosova tashmë ka vënë bazat e shëndosha të një ekonomie të hapur të tregut dhe ka krijuar infrastrukturën adekuate ligjore, e cila mundëson investime serioze dhe rritje ekonomike.

 

Prandaj, të gjithë investitorët duhet ta konsiderojnë Kosovën një vend ideal për investime në sektorë të ndryshëm, e sidomos në sektorin e energjisë, minierave, infrastrukturës, bujqësisë etj", ka thënë ai.

Ndër prioritete të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Thaçi ka theksuar anëtarësimin e saj në institucionet financiare ndërkombëtare, gjë e cila, sipas tij, do t'i mundësojë Kosovës zhvillim ekonomik më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm.

"E ardhmja e Kosovës tashmë është e sigurt anëtarësimi në BE dhe NATO, do t'i sjellë Kosovës më shumë paqe, stabilitet, rritje ekonomike dhe mirëqenie për qytetarët e saj", ka thënë Thaçi.

Kryeministri Thaçi po ashtu ka falënderuar të gjitha ato shtete që deri më tani e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe u bëri apel edhe përfaqësueseve të shteteve të tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse si u shpreh, një gjë e tillë është në interes të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon dhe me gjerë.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.43278 Seconds