|
Thaēi merr mbėshtetjen e Sllovenisė pėr rrugėn drejt integrimeve euroatlantike |
|
|
|
Saturday, 10 May 2008 |
|
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Slloveni, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten ka zhvilluar takime të veçanta me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha dhe me ministrin e jashtëm slloven, Dimitrij Rupel.
Në këto takime, kryeministri Thaçi ka marrë përgëzimet e udhëheqjes së shtetit slloven për suksesin e arritur në Kosovë, që është sukses i përbashkët i institucioneve kosovare dhe i bashkësisë ndërkombëtare, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar një ambient të qëndrueshëm politik dhe ekonomik, në funksion të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për respektimin dhe avancimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë. Kryeministri Slloven Jansha dhe ministri i jashtëm Rupel, sipas kësaj komunikate, po ashtu kanë ripotencuar gatishmërinë e Sllovenisë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Nga ana e tij, kryeministri Thaçi ka falënderuar kryeministrin Jansha dhe ministrin Rupel për mbështetjen e ofruar për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe ka vlerësuar lartë rolin e Sllovenisë, si kryesuese e radhës e presidencës së Bashkimit Evropian në funksion të afirmimit të të arriturave të institucioneve të Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik, stabil dhe me perspektivë të hapur drejt integrimit në institucionet e Bashkimit Evropian. Në takimet e kryeministrit Thaçi me udhëheqësit më të lartë të shtetit slloven është diskutuar edhe për procesin e transicionit në Kosovë, për vendosjen e Misionit të BE-së në Kosovë, për hyrjen në fuqi të Kushtetutës së shtetit të Kosovës dhe për marrjen e përgjegjësive nga institucionet e vendit. Thaçi ka theksuar se Kosova po funksionon si shtet dhe institucionet kosovare janë të gatshme t’i marrin të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet që ju takojnë për të ndërtuar shtetin funksional të Kosovës. Kryeministri Thaçi në këto takime ka theksuar gjithashtu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. ”E ardhmja e Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kjo do të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka potencuar kryeministri Thaçi. Kryeministri kosovar të premten ka mbajtur një fjalim në Forumin e 11-të Ndërkombëtar Evropa 2008, të organizuar nga West Deutscher Rundfunk (WDR), me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.
|