|
Monday, 30 June 2008 |
|
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkarkuar zëvendësministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmani. Në një njoftim të shkurtër për media të Kryeministrisë, thuhet se kreu i qeverisë "në mbështetje të nenit 94.1 dhe 94.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të shkarkohet nga detyra z.Naser Osmani, zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë" dhe se ky "vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit".
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është shkaktuar një përplasjeje verbale mes ministrit të Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe zv/ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmanit, i cili si thuhet, përdori fjalë fyese ndaj Qeverisë, pro që më vonë i tërhoqi. Përplasja ndërmjet Limajt dhe Osmanit ndodhi në kohën kur ministri Limaj në emër të ekzekutivit të vendit deshi të arsyetojë kërkesën për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, por është kundërshtuar nga ana e deputetit Osmani, i cili i ka thënë se Limaj "nuk ka të drejtë të flasë në emër të qeverisë" dhe ka thënë fjalë fyese për qeverinë aktuale, ku më pas ministri Limaj i është kundërpërgjigjur Osmanit se "për këtë çështje do të merremi vesh pas seancës". /qik/
|