Thaēi thekson vendosmėrinė pėr EULEX-in Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
I dobėtMė i miri 
Thursday, 20 November 2008
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që është pjesë e delegacionit të nivelit të lartë që viziton të enjten Britaninë e Madhe i tha BBC-së se marrëdhëniet e Kosovës me Britaninë e Madhe janë të një rëndësie të veçantë.

 

 

Në një intervistë dhënë BBC-së pak përpara fillimit të takimeve me zyrtarët e lartë britanikë, mes të cilëve kryeministrin Gordon Brown dhe sekretarin e Jashtëm britanik David Milliband, Thaçi theksoi qëndrimin e Kosovës lidhur me shtrirjen e misionit të EULEX-it.

“Kosova e ka mirëpritur, e ka ftuar EULEX-in në Kosovë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për t'u shtrirë EULEX-i në tërë territorin e Kosovës. Gjashtë pikat janë në tërësi të papranueshme, që u prezantuan ditë më parë. Tani Kosova ka katër pikat e veta që janë të perspektivës dhe zgjerimit të EULEX-it në gjithë territorin e Republikës Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur ndërkaq se cila do të jetë përgjigja britanike, për sa i takon EULEX-it – Thaçi ka thënë se Britania e Madhe ka qenë pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e Kosovës.

“EULEX ka vendimin e Bashkimit Evropian për të ardhur dhe shtrirë në Kosovë, ai vendim duhet të respektohet në përputhje edhe me vendimin për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik, në përputhshmëri me Kushtetutën e re moderne të Kosovës, me dokumentin e Ahtisarit dhe realitetin e perspektivës që po e zhvillojmë sot”, ka shtuar ai. /bbc/telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.36410 Seconds