|
Tifozet bullgare kunder Kosoves: Vrisni shqiptaret! |
|
|
|
Friday, 28 March 2008 |
|
Tifozët bullgarë kanë lëshuar thirrje të forta kundër pavarësisë së Kosovës, teksa gjithcka është kthyer në urrejtje ndaj shqiptarëve. Në një video skandaloze me titullin “Vrisni shqiptarët”, tifozët shprehin hapur mbështetjen pro Serbisë.
Një video skandaloze e tifozëve bullgarë është publikuar në internet, në faqen e njohur “youtube”. Përpara ndeshjeve të kampionatit në stadium kanë ushtuar thirrjet “Vrisni Shqiptarët”, në shenjë proteste për pavarësinë e Kosovës. Thirrjet janë thuajse një nxitje për luftë, gjë që nuk është e lejuar në sport. Tifozët janë të klubeve elitare në Bullgari, siç është CSKA e Sofjes dhe janë transmetuar edhe në televizionin “Sportal Tv”. Ndonëse në stadium, fansat lëshojnë thirrje të forta nacionaliste dhe përkrahje për serbët. “Bullgaria është me ju” shkruhet në parrullat e tyre. Në video kalojnë figura historike sllave dhe ajo mbyllet me thirrjet “Kosova është Serbi, Kosova është Kristiane, Vëllezër Prosllavë”. Altin Latifi / News24
|