Topi: Kosova meriton tė jetė sa mė parė anėtare e OKB-sė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Thursday, 25 September 2008
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të njohin pavarësinë e Kosovës, këtë realitet të ri politik, ekonomik dhe social, që - siç u shpreh kreu i shtetit shqiptar - meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Duke iu referuar qartazi politikave të Rusisë dhe Serbisë ndaj kësaj çështjeje, presidenti Topi tha se çdo ndërmarrje kundër forcimit të shtetit të Kosovës, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike, nuk është veçse përpjekje e pashpresë kundër proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian të rajonit të Ballkanit.

Presidenti Topi tha se ky do të ishte një investim regresiv kundër progresit dhe vlerave të Bashkimit Evropian. /VoA/Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.43939 Seconds