|
Topi: Me Kosovėn e pavarur rajoni ynė ka fituar njė paqe dhe stabilitet afatgjatė |
|
|
|
Thursday, 15 May 2008 |
|
"Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shtetit të ri demokratik e multietnik që respekton të drejtat e të gjitha pakicave, rajoni ynë ka fituar një paqe dhe stabilitet afatgjatë dhe synimi e orientimi i mbarë Ballkanit duhet të jetë integrimi euro atlantik". Kështu u shpreh presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi gjatë një takimi që pati me zv/kryeministren dhe ministren e Jashtme të Izraelit, Cipi Livni, duke theksuar vendin dhe rolin e rëndësishëm që luan Shqipëria dhe faktori moderues shqiptar në rajon.
Presidenti i Shqipërisë po merr pjesë në festimin e 60 vjetorit të krijimit të Shtetit të Izraelit dhe në Konferencën Presidenciale 2008 me udhëheqës nga mbarë bota për të shprehur vizionin e tyre mbi të ardhmen. Ministrja e Jashtme izraelite vlerësoi lart marrëdhëniet shumë të mira të bazuara në miqësinë tradicionale mes dy popujve, duke theksuar se "lidhjet historike dhe trimëria e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit janë pjesë e kujtesës historike të kombit hebre, i cili nuk do ta harrojë kurrë këtë". Livnin ka vënë në pah edhe rolin e moderuar e pozitiv që Shqipëria ka luajtur dhe po vazhdon të luajë në rajon e më gjerë në interes të paqes dhe të qëndrueshmërisë. /qik/
|