UNMIK: Strukturat nga zgjedhjet lokale tė 11 majit - inekzistente Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 14 May 2008
Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të bashkëpunojë me strukturat komunale serbe, të dala nga zgjedhjet e 11 majit, pasi që këto struktura i cilëson si ilegale. Kështu tha sot zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko. Ai tha po ashtu se UNMIK-u do të vazhdojë bashkëpunimin me përfaqësuesit e emëruar serbë nga shefi i UNMIK-ut, nëpër komunat ku ky komunitet përbën shumicën.

 

 

Ivanko tha se për UNMIK-un, të gjitha strukturat që dalin nga zgjedhjet lokale serbe të 11 majit janë inekzistente dhe nuk do të përfillen, por do të trajtohen si ilegale. “Ne do të flasim vetëm me përfaqësuesit serbë të emëruar nga shefi i UNMIK-ut në pesë komunat me shumicë serbe, ngase vetëm ata do të konsiderohen si përfaqësues legjitimë”, tha Ivanko.

Ai sqaroi se këta përfaqësues të emëruar kanë mandat deri më 18 qershor. Ndërkohë që ai tha se Joachim Ruecker mund t’i emërojë përfaqësuesit tjerë për një periudhë tjetër kohore deri në mbajtjen e zgjedhjeve nën organizimin e UNMIK-ut.

Përndryshe, Ivanko tha se UNMIK-u pret që të bashkëpunojë me Beogradin, pavarësisht se cilat parti politike atje ndërtojnë qeverinë e ardhshme. Ai tha se Kombet e Bashkuara në vazhdimësi kanë qenë përkrahëse të raporteve të mira me Serbinë.

Ndërkaq, lidhur me mandatin dhe rolin e UNMIK-ut pas 15 qershorit, kur në Kosovë hyn në fuqi Kushtetuta dhe kur mund të pritet të fillojë edhe misioni i EULEX-it, Ivanko përsëriti se kjo çështje po diskutohet nga Kombet e Bashkuara, BE-ja dhe kryeqytetet relevante, për të qartësuar rolin e UNMIK-ut.

Deri në përfundimin e këtyre diskutimeve, ai tha se askush nuk mund ta dijë se çfarë roli do të kenë Kombet e Bashkuara në Kosovë pas 15 qershorit. /Evropa e Lirë/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39446 Seconds