VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnė marrėveshje pėr formimin e qeverisė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Saturday, 05 July 2008
Dy partitë fituese të zgjedhjeve në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndërsa mediat në Maqedoni kanë bërë të ditur se edhe Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE i ka dhënë dritë jeshile këtij koalicioni.

 

Sipas agjencisë INA, BDI do të ketë 4 poste ministrore dhe postin e zëvendës-kryeministrit përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ministritë e ndara për BDI, sipas kësaj agjencie janë: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës Sociale, Ministria e Bujqësisë ose Ministria e Ambientit Jetësor.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski bisedimet për Qeverinë e re i ka zhvilluar edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit, por në fund është përcaktuar që partner i partisë së tij në Qeveri të jetë BDI-ja e cila edhe është fituese e zgjedhjeve në radhë e shqiptarëve të Maqedonisë.

12 korriku është afati i fundit kur në Kuvend duhet të paraqitet për miratim programi dhe përbërja e re qeveritare. Nëse konkretizohet marrëveshja VMRO-DPMNE dhe BDI do të kenë dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. /REL/Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.45398 Seconds