Washington-Bruksel, dy takime pėr Kosovėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 18 July 2008
Dy takime të rëndësishme për Kosovën, pritet të mbahen sot në dy kontinente të ndryshme. Në SHBA, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, pritet të takohen me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice dhe atë të Mbrojtjes, Robert Gates - ndërsa në Bruksel pritet të zhvillohet takimi në mes të përfaqësuesve të lartë të BE-së, NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së, të cilët do të diskutojnë rreth bashkëpunimit të faktorëve ndërkombëtar në Kosovë.


 

Takimi në Bruksel sipas mediave botërore, ka për qëllim koordinimin e bashkëpunimit në mes të faktorëve relevantë ndërkombëtar në Kosovë, sidomos KFOR-it, UNMIK-ut të rikonfiguruar, dhe Misionit EULEX.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe rreth 30 ambasadorë.

Takimi, siç është paralajmëruar është joformal dhe nuk pritet sjellja e ndonjë vendimi.

Ndërkaq, takimin në SHBA me sekretarët amerikanë, Rice dhe Gates, delegacioni më i lartë i Kosovës e ka vlerësuar si të rëndësishëm dhe mjaft historik. Para udhëtimit për në SHBA, ata kanë thënë se rrjedhat diplomatike për Kosovën do ta marrin kahe tjetër pozitive pas takimeve të nivelit të lartë në Washington.

Të hënën ndërkaq, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së, George Bush. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37466 Seconds