|
Wisner: Pas pavarėsisė sė Kosovės, Ballkani mund tė ndėrtoj tė ardhmen |
|
|
|
Sunday, 22 June 2008 |
|
Pas pavarësisë së Kosovës kufijtë e Ballkanit janë të qartë dhe ky territor mund të ndërtojë një të ardhme të sigurt duke u integruar në familjen evropiane, deklaroi ish- i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, gjatë leksionit në Komitetin Amerikan për Politikën e Jashtme, në New York.
“Tani që kufijtë e Ballkanit janë të qartë, ky territor mund të filloj të ndërtojë të ardhmen. Evropa, më së fundi, ka një hartë të re të përcaktuar për Ballkanin dhe mund të filloj punën për t’i sjell të gjitha shtetet evropiane, në harmoni dhe gjithashtu në familjen evropiane”, tha Wisner. Ai the se shumë me rëndësi për SHBA është edhe NATO-ja. “Me përfundimin e pavarësisë se Kosovës, NATO-ja tani mund të shikoj për rrugën e daljes. Kjo nuk do të ndodhë menjëherë, sepse të dyja anët kanë nevojë për një periudhë të qetë që të binden se vendi është i sigurt. Kosova, ka nevojë për një forcë mbrojtëse dhe NATO do ndihmojë për të ngritur këtë forcë”, tha Wisner njofton agjencia e lajmeve INA. Ambasadori amerikan tha se mosmarrëveshjet për çështjen e Kosovës kanë bërë Serbinë të humbas fokusin për çështjet e brendshme, sidomos për reformat brenda Serbisë. “Marrëdhëniet me Serbinë, do jenë të vështira deri kur Serbia të jetë në paqe dhe të pajtohet me faktin se Kosova është pavarur dhe deri kur Serbia të pushoi me politikën e kaosit”, theksoi Wisner.
|