Al-Sadr bėn thirrje pėr tėrheqje Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 31 March 2008
Kleriku radikal shiit, Muqtada al-Sadr, i ka urdhëruar militantët e Ushtrisë Mahdi, që drejtohet prej tij, që të tërhiqen nga rrugët e Basrës dhe qyteteve të tjera në Irak.

 

Në një deklaratë, Muqtada al-Sadr i kërkoi qeverisë irakiane që të shpallte një amnisti të përgjithshme, të lironte të burgosurit dhe të ndalte ato që ai i quajti bastisje të paligjshme.

Qeveria irakiane e mirëpriti këtë njoftim por tha se do ta vazhdonte operacionin e saj në Basra kundër atyre që ajo i quajti elementë kriminelë, që jo domosdoshmërisht ishin pjesëtarë të Ushtrisë Mahdi.

Trupat qeveritare janë përleshur me militantët për pesë ditë me. Të paktën 350 vetë janë vrarë në jug të Irakut.

Ndërsa në Bagdad, ku në fuqi është një urdhër ndalimqarkullimi, numri i të vrarëve nga këto përleshje është 117 vetë. /bbc/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40740 Seconds