Clinton premton tė vazhdojė betejėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 08 May 2008
Kandidatja për presidencën amerikane, Hillary Clinton ka ngulur këmbë se do ta vazhdojë betejën për të siguruar kandidimin e partisë së saj Demokratike për Shtëpinë e bardhë.

"Unë do të mbetem në garë derisa të ketë një kandidat. Dhe sigurisht që do të bëjë sa mundem që ky kandidat të jem unë," tha znj. Clinton.

 


Ajo e bëri njoftimin për ta vazhduar garën pavarësisht nga rezultatetet zhgënjyese që ka shënuar në raundet e fundit të zgjedhjeve paraprake në gjirin e mbështetësve të partisë së saj,

Gjatë një mitingu në Virgjinian Perëndimore, ku do të zhvillohen zgjedhjet paraprake javën e ardhshme, senatorja premtoi se do ta vazhdonte garën deri në zgjedhjen e kandidatit demokrat për garën e nëntorit me republikanin John McCain.

Këmbëngulje

Senatorja Clinton duhej të arrinte fitore bindëse në zgjedhjet e fundit për të mbajtur të gjallë fushatën e saj.

Por ajo humbi në Karolinën e Veriut përballë fitores bindëse të Barack Obamës, që pothuajse e mundi dhe në Indiana, ku znj. Clinton fitoi me një rezultat të ngushtë.

Znj. Clinton, duke folur në Virgjinian Perëndimore, ku do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, tha se nuk do ta vazhdonte garën.

"Unë do të mbetem në garë derisa të ketë një kandidat. Dhe sigurisht që do të bëjë sa mundem që ky kandidat të jem unë...Këtë gjë kam bërë dhe do të vazhdoj ta bëj," tha ajo.

'Kandidati më i fortë'


"Unë besoj se jam kandidati më i fortë për t'u përballur me senatorin McCain dhe besoj se nga të tre ne në garë, unë do të isha presidenti më i mirë," tha znj. Clinton para mbështetësve të saj në Virgjinian Perëndimore.

Por analistët thonë se pas raundit të fundit të zgjedhjeve, duket se senatorja e ka humbur disi shpirtin e saj luftarak që pati treguar në fazat e mëhershme të garës.

Ndërkohë fushata e saj ka vuajtur për fonde. Mungesa e donacioneve e ka detyruar znj. Clinton që 'i huazojë fushatës së saj miliona dollarë.

Shumë analistë besojnë se tani nuk ka më kohë dhe duket e pamundur financiarisht që ajo ta mundë Barack Obamën. /bbc/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Powered Byzerikosovar.com
Generated in 1.76262 Seconds