Humbje tė reja tė SHBA-ve nė Irak Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 26 May 2008
Një ushtar amerikan është vrarë sot, derisa dy tjerë janë plagosur, në shpërthimin e bombës në provincën irakiane Salahuddin, në veri të vendit, ka njoftuar ushtria amerikane në Bagdad.

 

 

Ushtari ka vdekur nga plagët e marra nga shpërthimi i bombës së punuar me dorë, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane.

Që prej fillimit të muajit, numri i pjesëtarëve të vrarë të ushtrisë amerikane në Irak është ngritur në 17, ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke përkujtuar se, qysh prej fillimit të intervenimit të ushtrisë amerikane në mars të vitit 2003, 4.082 ushtarë amerikanë janë vrarë në përleshjet me ekstremistët irakianë.

Ushtria amerikane të shtunën ka njoftuar se dhuna në Irak gjatë periudhës së kaluar është në nivelin më të ulët gjatë pesë viteve të fundit, duke tërhequr vëmendjen se një rrjedhë e tillë mund të ndryshojë shumë lehtë.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40031 Seconds