|
Irani kėrcėnon Izraelin dhe SHBA-tė |
|
|
|
Thursday, 10 July 2008 |
|
Me qëllim të paralajmërimit të “armiqve”, Irani ka testuar 9 raketat me rreze të gjata dhe të mesme veprimi, njofton agjencia iraniane "Fars".
Njëra prej raketave mund të arrijë në largësi prej 2.000 kilometrash, gjë që do të bënte të mundur goditjen e Izraelit dhe bazat ushtarake dhe anijet luftarake amerikane në regjion. "I kemi testuar këto raketa me qëllim që të tregojmë vetëm një pjesë të kapaciteteve mbrojtëse kombëtare atyre që kohë më parë kanë kërcënuar Iranin”, ka thënë komandanti i forcave ajërore iraniane, gjenerali Hysein Salami. Gjenerali iranian i ka paralajmëruar armiqtë e republikës islamike që të jenë të kujdesshëm me politikën që udhëheqin sepse Irani i vëzhgon “kudo që ata ndodhen”. Zyrtarët e lartë iranianë kanë paralajmëruar se nëse sulmohet Irani, atëherë do të pasojë përgjigjja iraniane ndaj Izraelit dhe anijeve luftarake amerikane në Gjirin Persik dhe interesat e SHBA-ve në tërë botën.Telegrafi
|