|
Kolumbia dhe SHBA-tė demantojnė FARC-un |
|
|
|
Sunday, 06 July 2008 |
|
Mediat e Kolumbisë edhe më tej dyshojnë në versionin zyrtar të pushtetit kolumbian për lirimin e 15 pengjeve, ndër të cilët ishin edhe Ingrid Betancourt dhe 3 amerikanë, megjithëse Bogota dhe Washingtoni mohojnë se për lirimin e pengjeve janë dhënë para, njoftojnë agjencitë.
Radioja zvicerane RSR pohon se FARC-ut, i cili për shumë vjet në xhunglat e Kolumbisë ka mbajtur pengje, i janë dhënë 20 milionë dollarë për lirimin e tyre. "Ç’është e vërteta, 15 pengje janë blerë me çmim të lartë, kurse operacioni i shpëtimit më pas ishte vetëm shfaqje”, tha radioja zvicerane, duke u thirrur në burimin i cili më parë kishte marrë pjesë në ato zhvillime. Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Juan Manuel Santos , megjithatë ka demantuar se FARC-ut i janë dhënë para për lirimin e pengjeve, duke shtuar se versioni nuk ka kurrfarë baze. “Nuk e di se prej nga ka filluar ky rrëfim, por deklaroj se nuk u kemi dhënë para rrëmbyesve”, tha ai. Në përgjigje të pyetjes së njëjtë, ambasadori amerikan në Bogota, William Brownfield, gjithashtu e ka mohuar njoftimin se SHBA-të i kanë paguar rrëmbyesit e pengjeve, duke thënë se nuk është paguar asnjë dollar.
|