Marrėveshje nė Zimbabve Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 22 July 2008
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, dhe udhëheqësi i opozitës, Morgan Tsvangirai, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Harare.

   

 

Nënshkrimi i këtij dokumenti pritet t'iu hapë rrugën bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për krizën politike pas zgjedhjeve të debatueshme presidenciale.

Marrëveshja përcakton kuadrin e bisedimeve që kanë si objektiv krijimin e një qeverie të re në Zimbabve.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Harare, ku presidenti i Afrikës së Jugut Tabo Mbeki qëndronte në mes të dy rivalëve, Tsvangirai e përshkroi takimin e tij të parë me zotin Mugabe që prej 10 vjetësh si një shans historik.

Nga ana e tij, zoti Mugabe tha se të dyja palët duhet të hynin në negociata si zimbabvianë, jashtë çdo ndikimi nga Evropa apo Amerika.

Ai falenderoi presidentin Mbeki për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare. /bbc/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37961 Seconds