|
Papa Benedikti i 16-tė mbėrriti nė Washington, pritet nga familja Bush |
|
|
|
Wednesday, 16 April 2008 |
|
Papa Benedikti i 16-të ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitën e tij të parë që kur u zgjodh në postin e kreut të Kishës Katolike para gati 3 vjetësh.
Gjatë udhëtimit nga Roma për në Washington, Papa tha se ishte shumë i turpëruar nga skandali i abuzimit seksual që ka prekur kishën katolike në Amerikë. Në aeroportin e bazës së forcave ajrore Andrews, Papa u prit nga presidenti Bush, Laura Bush dhe e bija e tyre Jenna, dhe kjo është hera e parë që presidenti pret një udhëheqës të huaj në aeroport. Ndërkohë që Papa dhe presidenti Bush kanë pikëpamje të ndryshme për çështje si lufta në Irak dhe dënimi me vdekje, ata kanë edhe pikëpamje të njëjta si qëndrimi kundër abortit dhe martesës mes homoseksualëve. Ja si u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino. “Presidenti Bush është shumë i kënaqur të presë këtu në Uashington shenjtërinë e tij. Dhe një prej arsyeve është se ata kanë pikëpamje të njëjta për shumë vlera të përbashkëta”. Pritja zyrtare për Papën e lindur në Gjermani do të bëhet sot kur mijëra njerëz do t’i urojnë atij mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë vizitës së tij 6-ditëshe, Papa do të mbajë mesha në stadiume të mëdha bejsbolli, do të flasë para Kombeve të Bashkuara, do të takohet me udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe do të lutet në vendin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. /VoA/Telegrafi/
|