Papa flet pėr skandalet seksuale nė SHBA Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Thursday, 17 April 2008
Papa Benedikti kritikoi peshkopët amerikanë për mënyrën se si i kanë trajtuar skandalet seksuale me fëmijët që kanë goditur Kishën romano-katolike në SHBA. Ai tha se kundërpërgjigjja e tyre kanë qenë ndonjëherë shumë e dobët.

 

Në të njëjtën kohë, ai e la një pjesë të fajit tek kriza dhe dobësimi i vlerave të shoqërisë amerikane.

Papa, që po zhvillon të parën vizitë të tij në SHBA në rolin e kreut të Kishës, tha se shpresonte që ajo që ai quajti, kohë sprove, do të sillte pastrimin të Kishës.

Papa e bëri këtë deklaratë në Kishën më të madhe të Amerikës Veriore, Faltoren Kombëtare me qendër në Uashington.

"Tani që shkalla e këtij problemi është kuptuar qartë, ju keni mundur që të adoptoni një qëndrim ndreqës dhe masa disiplinuese për të promovuar një ambient të sigurt që krijon më shumë mbrojtje për të rinjtë," tha Papa .

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Papa Benedikti XVI zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Bush.

Përmes një deklarate të përbashkët ata dënuan terrorizmin si një armë të papranueshme dhe folën për nevojën për politika emigracioni që ishin njerëzore. /bbc shqip/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37818 Seconds