Vizitoret Online

Kemi 25 miq dhe 1 anetare online

7588 anetare gjithsej

Sarkozy ofron trupa nė Afganistan Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 27 March 2008
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Britani, ka thënë se Franca do të dërgojë më shumë trupa në Afganistan, nëse plotësohen disa kushte. Duke folur në parlamentin britanik, zoti Sarkozy tha se talebanët nuk duheshin lejuar që të ktheheshin në pushtet.

 

"A mund t'i lejojmë ne vetes, ne si Aleancë, që të humbin në Afganistan? Sigurisht që jo. Afganistani është pjesë e betejës sonë kundër terrorizmit botëror. A na duhet një strategji e re në Afganistan, ndoshta duke u kaluar më shumë përgjegjësi vetë afganëve? Përgjigjja për mua është po. A duhet të jetë përgjigja jonë në Afganistan vetëm ushtarake? Natyrisht që jo. A dëshiron Franca të tërhiqet? Sigurisht që jo, por duhet të shohim se edhe për sa kohë do të jemi të përgatitur të qëndrojmë në Afganistan, sepse ky është një angazhim afatgjatë. Nëse plotësohen të gjitha kushtet, përse të mos dërgojmë edhe më shumë trupa", deklaroi presidenti Sarkozy.

Ai tha se do ta paraqiste propozimin e Francës për shtimin e trupave në Afganistan në samitin e NATO-s në Bukuresht javën e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kërkuar nga aleatët e tyre të NATO-s që ta shtojnë numrin e trupave në Afganistan, i mirëpritën deklaratat e presidentit francez.

Korrespondenti i BBC-së për çështjet diplomatike thotë se në të kaluarën janë hedhur dyshime se Franca është përpjekur ta minojë rolin e NATO-s, por presidenti Sarkozy po e ndryshon këtë perceptim. /BBC/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Generated in 0.47443 Seconds