Sarkozy pranon gabimet Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 25 April 2008
Presidenti francez, Nikolas Sarkozy ka pranuar në një intervistë televizive se ka bërë "gabime", por ka tentuar t’i bind francezët se ai edhe më tutje është njeriu i cili do të reformojë vendin.

 

 

Në intervistën 90-minutëshe televizive gazetarët e kanë pyetur menjëherë për rënien drastike të popullaritetit të tij sipas anketave.

Përzierja e vështirësive ekonomike dhe problemeve personale ka ndikuar që rejtingu i Sarkozyt të lëshohet në nivelit më të ulët rekord të një presidentit, i cili ka vetëm 12 muaj në funksion, thekson agjencia Reuters.

Sarkozy u ka bërë apel bashkëqytetarëve të tij që ta gjykojnë në fund të mandatit të tij pesëvjeçar dhe ka thënë se ai është zgjedhur që të kryej “ndryshimet të cilat i nevojiten vendit" .

"Nuk mund t’i bëj të gjitha menjëherë. Gjendemi në një mjedis të rëndë ndërkombëtar që është edhe një arsye më shumë që të përshpejtohen reformat", ka thënë ai.

Ai ka theksuar se reformat mu për këtë janë të domosdoshme sepse globalizimi ka shndërruar botën në një fshat në të cilin vendi i asnjërit shtet nuk është i garantuar. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.44725 Seconds