Sudani reagon ndaj akuzave tė Hagės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 16 July 2008
Sudani do ti ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta bllokuar punën Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pasi kryeprokurori i saj bëri thirrje për arrestimin e presidentit Omar al-Bashir, pohoi një zyrtar i lartë sudanez.

 

Këshilltari më i lartë i presidentit, Ghazi Salahuddin, i tha BBC-së se akuzat e prokurorit për gjenocid, kishin si qëllim të sillnin armiqësi me grupe fisnore në Darfur. Ai hodhi poshtë se Sudani ishte duke kërcënuar komunitetin ndërkombëtar duke mos dhënë garanci për paqeruajtësit dhe personelin humanitar.

Kombet e Bashkuara do të tërheqin një pjesë të personelit jo esencial nga Darfuri. Siç u njoftua rreth 200 vetë do të zhvendoseshin në një vend tjetër.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, u kërkoi gjykatësve në Hagë që të nxirrnin urdhër arresti për presidentin e Sudanit Omar al-Bashir të Sudanit, në lidhje me krimet që pretendohet se janë kryer në Darfur. Gjykatësit pritet të japin vendimin e tyre brenda disa javëve.

Ndërkohë, Unioni Afrikan ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të arrestuar zotin Bashir do të krijonte një vakum pushteti në Sudan.

Duke folur në emër të Unionit, ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Bernard Membe tha se kjo do të çonte në një anarki më të madhe dhe mbase edhe në ndonjë përpjekje për grusht shteti.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Bush ishte thellësisht i shqetësuar për Darfurin dhe ka bërë thirrje për më shumë paqeruajtës që të vendosen atje.

Që prej vitit 2003 vlerësohet se mbi 300 mijë vetë janë vrarë dhe mbi 2 milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë si pasojë e konfliktit në Darfur./BBC Shqip/

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38301 Seconds