Turqi: Ndalohet pirja e duhanit nė vende publike Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 19 May 2008
Në Turqi sot ka hyrë në fuqi ligji mbi duhanin i cili në tërësi e ndalon pirjen e duhanit në vende publike të vendit.

 

 

Për bare, restorante, qendra tregtare, shkolla, stadiume dhe spitale do të ekzistojë e ashtuquajtura faza kalimtare, që do të thotë se ligji mbi ndalimin e pirjes së duhanit do të hyj në fuqi nga muaji korrik i vitit të ardhshëm,.

Ligji, të cilin parlamenti turk e ka miratuar në muajin janar, ndalon pirjen e duhanit në administratë, vendet punuese dhe publike, njoftojnë agjencitë.

Duhanxhinjve do t’u lejohet të ndezin cigare në dhomat e ndara për ta në hotele dhe në hapësirat e pajisura veçanërisht brenda spitaleve psikiatrike, azileve të pleqve dhe burgjeve, derisa organizatorët e ngjarjeve sportive dhe koncerteve do të duhet të përcaktojnë zona të veçanta për duhanxhinj.

Nëse shkel ligjin individi do të duhet të paguajë dënimin material prej 26 eurosh, derisa ndërtesat publike do të duhet të paguajnë 2.700 euro.

Në Turqi 60 për qind e meshkujve dhe 20 për qind të femrave pinë duhan.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.83807 Seconds