Berisha: OKB tė pėrmbushė misionin nė veriun e Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 08 May 2008
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që të përmbushin misionin e tyre në pjesën veriore të Kosovës. Sipas Berishës zgjedhjet serbe që janë paralajmëruar për datën 11 maj mund të jenë një ndarje e butë e Kosovës.

 

 

Kryeministri shqiptar në një intervistë për radion britanike BBC po ashtu deklaroi se ndarja e Kosovës është një ide shumë e rrezikshme. Ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara të përmbushin misionin e tyre në veriun e Mitrovicës.

“Do të ishte një gjë shumë e rrezikshme nëse dikush mendon se ne mund të pranojmë një ndarje të butë. Kjo është një gjë tepër e gabuar”, deklaroi Berisha mes të tjerash në këtë intervistë.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jetë i qartë me Serbinë dhe ti ndalojë Beogradit praktikën e manipulimit të komunave serbe në Kosovën veriore.

I pyetur nëse ndarja e Kosovës do të ringjallte Shqipërinë e Madhe, kryeministri Berisha ka hedhur poshtë një tezë të tillë dhe mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Berisha gjithashtu ka përjashtuar edhe ndarjen e Kosovës në pjesën veriore. /Balkanweb/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Powered Byzerikosovar.com
Generated in 0.41440 Seconds