|
Ēeku: Serbėt nė veri tė Kosovės duhet tė izolohen nga Serbia |
|
|
|
Sunday, 13 April 2008 |
|
Ish-kryeministri kosovar, Agim Çeku duke folur në një intervistë për televizionin Top Channel ka thënë se veriu i Kosovës paraqet një sfidë për të cilën nevojitet një plan konkret – ndërsa ky plan sipas tij është izolimi i serbëve, pra ndarja e tyre me Serbinë përmes vendosjes se një kufiri.
“Veriu i Kosovës paraqet një sfidë. Për zgjidhjen e problemeve atje duhet një plan konkret dhe hapi i parë që duhet bërë është izolimi i serbëve politikisht nga Serbia. Për këtë duhet vendosur kufijtë dhe të kontrollohet se kush hyn në Kosovës”, ka theksuar Çeku. Duke komentuar situatën aktuale në Kosovë, Çeku ka thënë se Kosova nuk po sillet si shtet. “Kosova ende nuk po sillet si shtet. Ne jemi në fazën e tranzicionit dhe ekziston një konfuzion me kompetencave të qeverisë, UNMIK-ut dhe misionit EULEX”, ka shtuar ai. Ndërkaq lidhur me angazhimin e tij në politikë, Çeku është shprehur se me drejtimin e Partisë Socialdemokrate do të ofrojë zgjidhjet e tij për një serë problemesh që ka Kosova. “Vendosa të drejtoj PSD pasi angazhimi im në politikë nuk ka përfunduar. Do të ketë një program socialdemokrat që do të ofrojë zgjidhje për shumë gjëra”, ka pohuar Çeku. /telegrafi/
|