Vizitoret Online

Kemi 40 miq dhe no anetare online

9361 anetare gjithsej

Feith: Kosova tė mos pėrfundojė si "konflikt e ngrirė" Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 11 June 2008
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith theksoi se për stabilizimin e situatës në Kosovë është kyç marrëveshja që pritet të arrihet nga bisedimet BE-KB.

 

 

Këto bisedime, tha Feith, duhet të rezultojnë me modalitetin e prezencës në terren, që do të thotë edhe vazhdim i prezencës së Kombeve të Bashkuara, por edhe fillim i angazhimit evropian - për të cilin Rezoluta ekzistuese 1244 jep një kornizë të mjaftueshme juridike.

"Ajo që synojmë të arrijmë është që Kosova të mos përfundojë si 'konflikt e ngrirë'. Një term të tillë sot mund ta dëgjoni nga disa politikanë në Beograd, e unë mendoj se bëhet fjalë për një qasje të gabuar", ka thënë Feith të martën në Bruksel në një panel me temë "100 ditët e pavarësisë së Kosovës".

"Ajo që përpiqemi të bëjmë është që Kosovën dhe Serbinë t'i përgatisim për vazhdimin e afrimit me institucionet evropiane. Ekziston një sinjal i qartë dhe i fuqishëm politik për këtë - Serbisë i është dhënë Marrëveshja e stabilizim-Asociimit, kurse edhe Kosova po punon si duhet që të vijë në një fazë të re të afrimit me BE-në. Mendoj se kjo është progresi më i mirë, rruga më e mirë për të siguruar një Ballkan Perëndimor të prosperitshëm dhe stabil", është shprehur ai.

Ai paralajmëroi se do të ketë vonesë të EULEX-it në krahasim me fillimin e planifikuar më 15 qershor, por Feith tha se bëhet fjalë për "arsye teknike, të cilat nuk do ta shtyjnë misionin në një afat të gjatë.

Ai ka paralajmëruar Beogradin se me propozimet e tij për formimin e institucioneve paralele të serbëve të Kosovës vetëm mund të kontribuojë në ndërlikimin e situatës së përgjithshme. /QIK/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15660 Seconds