Vizitoret Online

Kemi 30 miq dhe no anetare online

7642 anetare gjithsej

Guehenno: Problemet nuk guxojnė tė zgjidhen me dhunė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 04 May 2008
Shefi i Operacioneve Paqeruajtëse të OKB-së, Jean Marie Guehenno ua ka tërhequr vërejtjen serbëve në veri të Kosovës se ligji dhe rendi duhet të respektohen dhe se problemet nuk guxojnë të zgjidhen me dhunë.

 

 

"Dhunë nuk guxon të ketë dhe kjo është mënyra e vetme që të gjithë të ecim përpara. Jo vetëm serbët, por të gjithë ne”, ka thënë të dielën Guehenno në veri të Mitrovicës.

Pas takimit me liderët serbë, ai ka thënë se me përfaqësuesit e komunave në veri ka biseduar për situatën e tanishme. "Më vjen mirë që të gjithë dëshirojnë që këtu të zbatohet ligji dhe se respektohet Rezoluta 1244 e KS të KB-së. Besoj se të gjithë duhet të punojmë në mënyrë praktike, në bazë të Rezolutës 1244, për shkak se kjo është e nevojshme për popullin në Kosovë”, ka thënë Guehenno.

Përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës ndërkaq, i kanë thënë Guehennos se, “arsye e vetme e dhunës dhe kërcënimit të sigurisë në veri të Kosovës është përpjekja e bashkësisë ndërkombëtare dhe e UNMIK-ut që të instalojnë pushtetin e institucioneve të Kosovës së pavarur atje”.

Guehenno arriti të shtunën pasdite në Kosovë në një mision faktmbledhës, në periudhën e shtimit të debateve rreth pranisë së ardhshme civile ndërkombëtare në Kosovë. Ai ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe zëvendësi i tij, Larry Rosin. Guehenno të dielën pasdite do të shkojë edhe në Beograd, ku do të takohet me zyrtarët e lartë serbë.

Në qarqet e ndryshme ndërkombëtare Guehenno, të cilit në qershor i përfundon mandatin 10-vjeçar si shef i Departamentit për Operacione Paqeruajtëse në OKB, përmendet si përfaqësues i ri special për Kosovën.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Generated in 2.30581 Seconds