Haziri: UNMIK-u e ka pėrfunduar misionin nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 17 March 2008
Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar dhe se është koha që të qartësohet faza e tranzicionit.

 

"Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar dhe faza e tranzicionit duhet të qartësohet. Në të kundërtën, nëse në Kosovë do të vazhdojë praktika e funksionimit të katër qeverive, vendi mund të zhytet në paqartësi", ka deklaruar Haziri.

Ndërkaq lidhur me situatën e krijuar në pjesën veriore të Kosovës, nënkryetari i LDK-së, është shprehur se vendimet paralele që janë të ndikuara nga Qeveria e Serbisë, janë të papranueshme. “Nën hije shihet që është një skenar i përgatitur shumë më herët dhe një skenar që është pretenduar të imponohet në negociata për statusin e Kosovës”.

Kjo sipas Hazirit është e njëjta platformë që është provuar në negociata dhe që nuk është mbështetur. “Ai skenar për vendosjen e paralelizmave dhe forcimin e atyre organeve në Kosovë, është i rrezikshëm për funksionalitetin e Kosovës si shtet, në të ardhmen e afërt”, tha ai.

“Incidentet e izoluara, reagimi pas statusit dhe menaxhimi i kësaj situate nga institucionet e Kosovës, por edhe ndërkombëtare, ka qenë i efektshëm. Por, tendenca me hekurudha, me organet e gjyqësisë, tendencat që të organizohen zgjedhje për pushtet vendor dhe për komuna në Kosovë, janë të papranueshme, janë të rrezikshme dhe do ta dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës”, ka sqaruar Haziri.

Vetë fakti që në kontinuitet po vazhdohet, sipas tij, “tregon qartë se nuk ka tendenca të stopimit apo të ndaljes së këtyre masave”. “Unë besoj se reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, duhet të jetë adekuat dhe mos të lejohet që brenda territorit të Kosovës të ndërhyjë në sovranitet Serbia apo dikush tjetër”, tha ndër të tjera Haziri. /rel/telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.21637 Seconds