Imuniteti i Mediut, Prokuroria pėrgatit dokumentacionin shtesė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 11 May 2008
Prokuroria e Përgjithshme do të dërgojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë materialet shtesë shkresore për të marrë autorizimin për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, deputetin republikan Fatmir Mediu, për ngjarjen rëndë të15 marsit të ndodhur në fshatin Gërdec, rreth 20 kilometra larg Tiranës.

 

 

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se prokuroria po përgatit dokumentacionin përkatës të kërkuar nga Kuvendi për të shoqëruar kërkesën për marrjen e autorizimit për hetimin e ish- ministrit Mediu. Sipas këtyre burimeve, dokumentacioni shtesë do t'i dërgohet pas disa ditësh Kuvendit.

Parlamenti depozitoi më 5 Maj në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën zyrtare për materiale shtesë lidhur me marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, kur në fabrikën e demontimit të municioneve ndodhi një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. /start/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.33548 Seconds