Ina Rama: Krimi ekonomik ėshtė nė rritje Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 04 June 2008
Krimi ekonomik që implikon zyrtarët në afera korruptive ka tendencë në rritje. Në këtë konkluzion ka arritur shefja e organit qendror të akuzës, Ina Rama në analizën vjetore të institucionit që ajo drejton, të cilën e ka dorëzuar në Parlament.

 

 

Pavarësisht se thuajse pjesën më të madhe të vitit të kaluar Ina Rama nuk ka qenë në krye të këtij institucioni, duhet të raportojë në Parlament për punën e bërë nga paraardhësi i saj, Sollaku.

Duke iu referuar raportit, rezulton se gjatë vitit 2007, kriminaliteti ka pësuar rritje në masën 11 për qind krahasuar me vitin 2006. Krimi ekonomik ka tendencë në rritje dhe gjatë 2007-ës ka zënë 49 për qind të procedimeve penale.

Gjatë këtij viti janë vënë nën akuzën e korrupsionit të paktën tetë zyrtarë, ku thuajse të gjithë janë cilësuar fajtorë dhe dënuar nga gjykata. Krimi i organizuar si trafiku i drogës, femrave, kanë pësuar një rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin 2006.

Gjatë vitit të kaluar është vërejtur dhe një shtim i numrit të veprave penale të trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Për të luftuar krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, Ina Rama shprehet se janë marrë masat e nevojshme dhe po përdoren metoda të sofistikuara. Gjithashtu pohon se bashkëpunimi mes institucioneve është i frytshëm. Ndërkohë, kërkon nga parlamenti akordimin e një buxheti të mjaftueshëm për funksionimin normal të strukturave të prokurorive të të gjitha niveleve. /Gazeta-Shqiptare/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38967 Seconds