Ish-ministri i Kulturės Astrit Haraqija sot shkon nė Hagė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 3
I dobėtMė i miri 
Monday, 28 April 2008
Ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija, sot do të nisen drejt Hagës, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për shpërfillje të Gjykatës së Hagës gjatë procesit gjyqësor kundër Ramush Haradinajt dhe dy të akuzuarve të tjerë.

 

 

Bashkë me Haraçinë do të udhëtojë edhe bashkëpunëtori i tij, Bajrush Morina.

Haraqija dhe Morina i kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Haraqija i ka thënë BBC-së se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe se ai është i pafajshëm.

"Është e drejtë e Tribunalit të ngrejë aktakuza. E drejtë e imja është të mbrohem dhe ta pasqyroj realitetin. Nuk qëndrojnë ato që i thotë Tribunali i Hagës, por unë do t'i përgjigjem ftesës. Bashkërisht (me Bajrush Morinën) do të udhëtojmë të hënën në Hagë. Me sa di unë të martën është seanca dëgjimore dhe pastaj vazhdojnë procedurat", tha Haraqija.

"Unë besoj që pas dëgjimit të seancës do të kthehem në Kosovë, sepse nuk është e arsyeshme të qëndroj atje më gjatë", është shprehur ish-ministri i kulturës.

Sipas aktakuzës, Haraqija dhe Morina në korrik të vitit 2007 janë munduar të bindin një dëshmitar të mbrojtur për të mos dëshmuar kundër ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në atë kohë Astrit Haraqija ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa Bajrush Morina, këshilltar politik i zëvendësministrit të Kulturës dhe redaktor në të përditshmen Bota Sot.

Në njoftimin e Tribunalit të Hagës thuhet se zoti Morina kishte udhëtuar jashtë vendit për të takuar dëshmitarin e mbrojtur dhe se udhëtimi i tij ishte paguar nga Ministria e Kulturës. Megjithatë, dëshmitari ishte paraqitur në Hagë dhe kishte dhënë dëshminë e tij kundër Ramush Haradinajt, i cili në fillim të këtij muaji u shpall i pafajshëm. /bbc/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41581 Seconds