Japonia njohu Republikėn e Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 18 March 2008
Japonia ka njohur sot Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Japonisë, Masahiko Koumura, ndër të tjera thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka bërë të qartë synimin e saj - që ta ndërtoj shtetin sipas propozimit të të dërguarit të posaçëm të KB-së – dhe se Japonia shpreson që, pavarësia e Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

 

Megjithatë, ministri Koumura në deklaratën e tij për opinion për njohjen e Kosovës, është kujdesur që të mos i përkeqësoj raportet me Serbinë.

“Japonia tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë dhe nuk ka për synim që, me njohjen e Kosovës, t’i pengojë raportet miqësore me Serbinë. Japonia shpreson se raportet miqësore që ka me Serbinë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”.

Kosovën deri më tash e kanë njohur 28 shtete, ndërsa disa të tjera janë në proces të njohjes së saj - ngase tashmë e kanë njohur në parim.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës pasi kjo, sipas tij, "mund të inkurajojë ndarjen e rajoneve tjera".

Komentet e Lavrovit bëhen para takimit të tij me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, kryeministri kroat, Ivo Sanader, ka paralajmëruar mundësinë që nesër qeveria e tij të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas sondazheve të agjencisë Puls, 79 për qind e qytetarëve të Kroacisë mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa 51 për qind e tyre konsideron se Kroacia nuk duhet të ngutet me njohjen e Kosovës.

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41169 Seconds