Kosova pret njohje tė tjera ndėrkombėtare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 18 June 2008
Në prag të vizitës në Tiranë të një delegacioni qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skendër Hyseni, e vlerëson politikën e shtetit shqiptar në procesin e pavarësimit të Kosovës si një politikë të kujdesshme dhe të mençur.

 

 

Në një intervistë për BBC, ministri Hyseni tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë kapërcyer të ashtuquajturën fazë të Shqipërisë së madhe.

Gjithashtu Hyseni në këtë intervistë ka paralajmëruar se Kosovën e pavarur do ta njohin edhe shumë shtete të tjera – ndërsa trendi i deritashëm dhe dinamika e njohjes, sipas tij, ka shkuar me shpejtësi të natyrshme dhe normale.

I pyetur se sa shtete pritet të njohin Kosovën në “valën e dytë“ të njohjes, Hyseni është përgjigjur: “Po është shumë vështirë të thuhet sa. Unë flas për dhjetëra vende që do ta njohin Kosovën, e pakta deri në shtator, kur do të mbahet sesioni i 63-të i Asamblesë së Përgjithshme”. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38369 Seconds